Do të rikthehen studentët në auditore? Çfarë pritet të ndodhë sot

Përmes një peticioni drejtuar kryeministrit dhe ministres së Arsimit, studentët e Universitetit të Tiranës kanë kërkuar hapjen e auditorëve, minimalisht për një pjesë të mësimit.

Ata kërkojnë që të paktën seminarët, praktikat dhe punët laboratorike të bëhen në universitete, pasi virtualisht është e pamundur që të bëhen.

Në një lidhje direkte për Edicionin e Lajmeve në RTV Ora, gazetarja Anxhela Celibashi ka treguar se ditën e sotme pritet që të ketë një komunikim mes e përfaqësuesve të arsimit për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate.

“Në fakt studentët, peticioni i të cilëve tashmë është dërguar disa ditë më parë në tre institucionet kryesore, kërkojnë një takim apo disktuim me përfaqësues të arsimit, në ditët e sotme pritet që të ketë një komunikim mes tyre dhe të bëhet me dije se çfarë porpozimi do të japë Ministria e Arsimit për ta dorëzuar kështu tek Komiteti i Ekspertëve dhe më pas ky i fundit do të marri një vendin në lidhje me hapjen ose jo të universiteteve. Peticioni tashmë ka shkuar deri në 10 mijë firma dhe kërkohet që të paktën të kryhen në auditore provimet apo orët e praktikës pasi është shumë ë rëndësishme që në këto orë studentët të jenë në auditore.”

Deri në këto momente nuk kemi asnjë komunikim zyrtar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të studentëve për hapjen e auditorëve.

Ngjarja paraprake

Gjermania dënoi grusht shtetin ushtarak në Mianmar “në termat më të fuqishëm”

Ngjarja e ardhëshme

Temat dhe shtojcat e piratuara shkaku kryesor i infektimeve të uebsajteve WordPress

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian