Do të ketë edhe përgjegjësi materiale për ryshfetin në “Bllacë”, tha Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kontrolli i brendshëm pranë MPB-së po punon në lidhje me rastin për ryshfet në vendkalimin kufitar “Bllacë”.
Numri një i policisë shtoi se përveç përgjegjësisë disiplinore, ndaj zyrtarëve policorë do të ketë përgjegjësi materiale, ndërkaq për përgjegjësi penale tha se duhet të vendos Prokuroria dhe gjykata.
“Zyrtarët policorë që bënë vepër penale rreth ryshfetit, për ta janë parashtruar kallëzime penale përkatëse, janë suspenduar nga vendi i punës. Për të gjithë zyrtarët policorë, dmth atje punon kontrolli i brendshëm, rreth shkatërrimit të mjeteve për punë, për këtë ekzistojnë rregullore, udhëzime, si dhe në çfarë mënyre përdoren mjetet dhe gjithsesi se përveç përgjegjësisë disiplinore do të ketë edhe përgjegjësi materiale”, deklaroi Spasovski.

Story i mëparshëm

Shkëlqyen atletet e Kosovës

Story i radhës

RMV/ Rritje rekorde e çmimeve të karburanteve

Të fundit nga