“Do të ishte turp për Wijnaldum të largohet nga Liverpool për para”

Legjenda e Reds, John Barnes shpreson që holandezi të nënshkruajë kontratë të re me klubin, por ai duket se po shikon agjenci për transferim si lojtar i lirë më 2021

Largimi nga Liverpool Georginio Wijnaldum do të  ishte “një turp i vërtetë”, thotë John Barnes, por legjenda e The Reds pranon se kohëve të fundit “paratë po flasin” derisa mesfushori holandez vazhdon të lidhet me një kalim në Barcelonë.

Skuadra nga Anfield shpreson që të nënshkruajë me holandezin 30 vjeçar edhe pse ka probleme me pagën e tij.

“Do të ishte një turp i vërtetë nëse Georginio Wijnaldum do të largohet nga klubi verën e ardhshme”, ka thënë ai për BonusCodeBets.

“Ai ishte fantastik sa ishte në Liverpool. Në fakt, ai ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë këtë sezon, por kontratat dinë të jenë problem ndonjëherë për shkak se nuk arrin të një marrëveshje e duhur për të dyja palët”.

“Është e qartë që ai dëshiron më shumë para kështu që dëshiron ta gjejë një klub i cili do ta paguante atë aq para sa kërkon”.

“Nëse ai dëshiron që të largohet nga Liverpool, do të ishte një turp pasi që dëshiroj që ai të rrijë, por nuk është aq e thjesht për shkak se Liverpool nuk dëshiron ta mbajë atë me çmimin që ai po e kërkon”. 

Ngjarja paraprake

Anxhela Peristeri u “shpall” fituese e “Festivalit të Këngës”, Festina Mejzini: Jam habitur

Ngjarja e ardhëshme

Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian