“Do të dalim nga burgu nëse në pushtet vjen VMRO”, nga burgu flet sulmuesi i Selës, Jane Çento

Jane Çento është njëri nga personat që dyshohet se ka sulmuar kreun e Aleancës për Shqiptarët natën famkeqe të 27 prillit në Kuvend.

Nga burgu ku po vuan dënimin, Çento ka thënë se ardhja e VMRO-së në pushtet do të ishte e mirë për të gjithë ata që hynë në Kuvend natën e 27 prillit sepse siç thotë vet ai në një reagim ka marrë premtim nga kreu i opozitares, Hristian Mickoski.

Ai ka thënë se Mickoski kujdeset që ata të kenë kushte më të mira në burg.

Reagimi i plotë:

I nderuar Z. Jakimovski me gjithë respektin për ju dhe për faktin që në daljet tuaja publike na përmendët se jemi të pafajshëm, por duhet të reagoj. Unë mund të flas për veten time, le të më thonë të tjerët. Në 5 vitet e fundit, sa herë që ka pasur një temë drejtësie në daljet publike të z. Mickoski, jemi përmendur si viktima të këtij regjimi dhe se ai personalisht dhe VMRO DPMNE po kërkojnë përsëritjen e procedurës sa më shpejt. Propaganda e LSDM-së ishte aq e prerë saqë shkoi në gënjeshtra të paprecedentë. Në protestën e madhe që ishte organizuar për ne, ai u pyet në rrugë për ne dhe tha hapur se ky është një proces i montuar me një dëshmitar të rremë dhe se Prokuroria Ruskovska dhe gjykata Kacarska duhet të heqë duart që ne të marrim drejtësi.

Në disa fjalime na dha mbështetje të parezervë. A mund të kishte bërë më shumë se kaq në një gjendje kaq të robëruar, dyshoj. Ajo klikë e arratisur e SDS-së na zgjodhi ne si “koka turku” për të shpëtuar të tjerët. Nga sa di unë në këto momente, VMRO-ja është sërish cak i sulmeve nga gjykata për të shkatërruar atë dhe për ta mbajtur këtë pushtet.

Unë nuk kam ndërmend, që t’ia zgjas mandatin një qeverie të tillë kriminale dhe regjimike dhe do të luftoj për një orë për ta ndryshuar atë, dhe përmes kësaj për të hequr kufizimet në drejtësi që më në fund të kemi drejtësi.

– Unë besoj në VMRO dhe në fjalët e z. Mickoski se nëse vijnë në pushtet do të marrim drejtësinë që kërkojmë. Rroftë Republika e Maqedonisë, ka shkruar Çento

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea shet Ziyech dhe merr De Ligt?    

Story i radhës

Vizita e kancelarit gjerman në Shkup dhe Sofje, përpjekja e fundit për të shuar “zjarret”

Të fundit nga