Do shembet sot! 130 kg eksploziv për të kthyer në “pluhur” pallatin 14 kate në Durrës

IKMT po përgatit 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Ngjarja paraprake

Indi, shkon në mbi 100 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

​Sot vazhdon xhiroja e pestë në kuadër të Superligës së Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian