“Do përzgjedhim kush do trajtohet”- Rama i del në krah Manastirliut

Një deklaratë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dje në Parlament ku shprehej se do të përzgjidhen pacientët që do kurohen, bëri xhiron në rrjet dhe nxiti një lumë akuzash.

Në përgjigje të akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kryeministri thotë se deklaratat e ministres u nxorën nga konteksti.

REAGIMI I RAMËS

😷 Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!
Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”!
AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!
Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete👎
#SaTURP

Ngjarja paraprake

Parlamenti çek voton për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ngjarja e ardhëshme

​Përfundon afati, katër subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet në Mitrovicë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian