“Do e vuaj gjithë jetën”- 5 vite pas ndarjes së saj nga jeta, Stefi Prifti flet për bashkëshorten e ndjerë: Ja çfarë u thashë dy vajzave të mia

Stefi Prifti ka folur si rrallë herë për dhimbjen që përjetoi pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina.

Këngëtari u shpreh se edhe pse kanë kaluar 5 vite nga vdekja e bashkëshortes, vazhdon ta vuajë dhe do e vuajë gjithë jetën humbjen e saj.

Ai tha se është përpjekur të bëjë maksimunin për të qëndruar pranë dy vajzat e tyre, Joanës dhe Marias, teksa tregoi edhe fjalët që u tha pas vdekjes së nënës.

“Jeta është luftë, njeriu ka gëzime por fatkeqësisht edhe humbje. Kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, kur humba bashkëshorten para 5 vitesh. Kanë kaluar 5 vite, nuk e di, ka qenë humbje e jashtëzakonshime. E kam vuajtur, vazhdoj ta vuaj, ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën, këtë nuk e di. Për vajzat e mia ndoshta është edhe më e vështirë sepse jemi në botën e vajzave, duke të fokusohem më shumë tek ato. Është një gjë që nuk kthehet, nuk bëhet më siç ka qenë dhe nuk harrohet kurrë! Jam përpjekur të bëj maksimumin tim gjatë këtyre 5 viteve  por kam pasur kurajon dhe u kam thënë që unë si mamaja juaj nuk bëhem dot, do bëj më të mirën time si baba,”– tha Stefi Prifti.

Gjithashtu ai kujtoi momentin emocionues kur shoqëroi në altar vajzën e tij, Marian, 1 vit më parë.

“Ishte një emocion special kur cova vajzën në altar. Ishte mbrëmje emocionale, them që edhe pjesa ime e hyrjes ishte prekëse, mu desh të bëhesha i fortë dhe të prekja pjesën e humbjes por ne festuam bukur dhe dasma ishte e mrekullueshme,”- tregoi këngëtari.

Image
Image
Ngjarja paraprake

“Pas një viti të thyer, ditë të bukura vijnë”/ Ruçi, urim për Vitin e Ri: Mbijetuam dhe po e mundim të keqen

Ngjarja e ardhëshme

Njoftim i rëndësishëm nga komuna e Prishtinës për bizneset përfituese të granteve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian