Dje festoi ditëlindjen, ‘Mjeshtri i Madh’ Petrit Malaj pozitiv me COVID

Covid nuk kursen as aktorin e mirënjohur Petrit Malaj. Malaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus, së bashku me bashkëshorten e tij.

Lajmin e bën të ditur gruaja e tij Aneta, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale i uron ditëlindjen aktorit, ndërsa shprehet se po kalojnë disa momente të vështira fizike dhe psikologjike.

Petrit Malaj ditën e djeshme festoi 59 vjetorin e lindjes, ndërsa disa ditë më parë ai u bë sërish gjysh me një nip, pasi blogerja Sara Karaj, e cila është partnerja e djalit të tij Darti, solli në jetë djalin që e quajtën Tomas.

“Të rezultuar pozitiv me Covid, po kalojmë momente të vështira fizike dhe psikologjike, e me emocionuese e prekëse bëhet situata për ne të dy që të festojmë ditelindjen tende kështu…por jo… nuk na lenë miqtë e shokët që kjo ditë të jetë e zymtë…nuk na lenë familjarët tanë, femijet e niperit e vegjel. Të gjithë me urimet e tyre na bëjnë të harrojme çfarë kemi…..

Faleminderit të gjithëve nga zemra!Faleminderit për fjalët e ngrohta e gjithë shpresë!

Jemi krenarë për ju qe po na qendroni pranë në çdo moment të ditës e natës!

Me ju dhe për te gjithe ju, ne me shpresë të zotit, do të bëhemi më mirë! Ju duam shume!

@petrit_malaj , festofsh edhe 100 vite te shendetshme me gjithe te dashurit qe te rrethojnë”, shkruan bashkëshortja e aktorit.

Ngjarja paraprake

“Monstra”, Ismailoviq dërgohet në burgun e Shutkës

Ngjarja e ardhëshme

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian