Portieri Arijanet Muriç ka treguar formë të mirë në portën e Ipswich, duke e ndihmuar që të kthehen me një pikë nga stadiumi “Amex” në Brighton,
Ispwich kthehet me një pikë, duke luajtur baras (0:0) me Brightonin e pamposhtur deri me tash.
Muriç ka pas disa intervenime të suksesshme.
Arijanet Muriç që u bë problem në Kosovë javën e kaluar, duke u përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës, për shkak të padisiplinës, sot ishte më i miri në fushën e lojës.
Brighton renditet në vend të tretë me 8 pikë apo ka katër me pak se Manchester City dhe një se Liverpooli në pozitën e dytë.
Ipswich është në vend të 17-të me 2 pikë e pa fitore deri me tash.
Burimi: botasot.info