Djaloshi me dy pasaporta, që premton shumë për të ardhmen

Në Kosovë ka shumë basketbollistë të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen.

Njëri ndër ta është Jon Ismajli, 15-vjeçari, i gjatë 195 cm. “Që dy muaj jam pjesë e Marigona Hill Prishtinës. Kam filluar të luaj për M Junior, më pas kam luajtur në Mal të Zi, te Joker.

Kam fituar shumë përvojë në Malin e Zi, si ndeshjet ndaj Buduçnostit kanë qenë të vështira dhe shpresoj që shumë shpejt do të luaj jashtë Kosovës”, ka thënë Ismajli për faqen zyrtare të FBK-së.

Edhe pse ka dy pasaporta, ai ka një dëshirë.

“Kam pasaportë të Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë të fundit e kam marrë pasi kam qenë afër të luaj në Spanjë, megjithatë nuk ndodhi. Nuk është herët të ftohem për U16. Pavarësisht se cilën Kombëtare do ta zgjedhi tani, dëshira është që një ditë të luaj për Kombëtaren A të Kosovës”, ka shtuar tutje Ismaili.

Ai është i vetëdijshëm se duhet shumë punë për suksese. “Konkurrenca të bën më të fortë.

Duhet shumë punë për suksese. Shpresoj që të luaj në ndonjë ligë të fortë evropiane dhe më pas për Kosovën A. Këto arrihen dalëngadalë, por duhet punë e pandalshme për t’i realizuar ëndrrat”, nënvizoi Jon Ismajli.

Ngjarja paraprake

Zaev: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet

Ngjarja e ardhëshme

Sot pritet të bie borë në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian