Djaloshi i kombëtares Kuq e Zi dhe modelja serbe apo burrë e grua

Berat Gjimshiti shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar. E bëri këtë më larg se cilido shqiptar tjetër në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në kontinent.

Megjithatë, për mbrojtësin shqiptar kuqezi (nga Presheva), viti 2020 do të mbetet i shënuar edhe për diçka tjetër. Ai u bë baba për herë të parë. Partnerja e kahmotshme e tij, bukuroshja serbe, Alisa Menkoviq, solli në jetë djalin e parë.

Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi.

Për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi.

Fëmija, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht). Ne i urojmë jetë të gjatë e të lumtur djalit të Gjimshitit, u bëftë si babi dhe përfaqësoftë fanellën kuqezi!

Ngjarja paraprake

5 gjërat që duhet t’i bëni për të siguruar lumturinë në çift

Ngjarja e ardhëshme

Zhdukja misterioze e kryeministrit australian, shkoi për të notuar dhe s’u gjet kurrë më

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian