Djali shkëput marrëdhëniet me Elon Musk, kërkon ndryshimin e emrit dhe gjinisë

Djali transgjinor i Elon Musk ka aplikuar për të ndryshuar emrin dhe gjininë e tij pasi nuk dëshiron të ketë lidhje me babanë në asnjë lloj forme dhe mënyre.

18 vjeçari Xaiver Alexander Musk kërkoi të njihej si femër me emrin Vivain Jenna Wilson. Peticioni për ndryshimin e emrit dhe një certifikatë të re lindjeje u dërgua pranë Gjykatës Superiore të Los Angeles.

Detaje në lidhje me marrëdhëniet e djalit të tij dhe Musk janë të pakta ndërsa ky i fundit ende nuk ka bërë asnjë koment.

Musk u martua me mamanë e Xavier, autoren Kanadeze Justine Wilson në 2000 përpara se të divorcoheshin në 2008-ën.

Djali i tyre i parë, Nevada, lindi në 2002 dhe vdiq pak kohë më pas nga sindroma SIDS vetëm 10 javësh. Çifti pati dy fëmijë binjakë njohur si Xavier dhe Griffin dhe tre djem të tjerë Damian, Kai dhe Saxon.

Ai ka edhe dy fëmijë të tjerë me këngëtaren Grimes. Fëmijët e tij ka ruajtur një profil të ulët pavarësisht emrit të babait të tyre. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deti po ‘ha’ tokën, efektet e ngrohjes globale po zhdukin ishullin e Martinique

Story i radhës

Deputetja shqiptare me vezë në Kuvend, i drejtohet ministres: Po ta dhuroj ty të gjuash kryeministrin tënd mashtrues

Të fundit nga