Djali nga Ukraina me kancer merr transfuzion gjaku në një bunker, nuk dihet se a do të arrijë në Poloni i gjallë!

Djali që shihni në foton më lart është vetëm 9-vjeç dhe quhet Danylo. Kjo foto është publikuar në faqen në Facebook të UNICEF e cila shkruan se i mituri, jo vetëm që po lufton me kancerin, por po përpiqet të mbijetojë edhe në ms të gjithë zhvillimeve që ka sjellë COVID-19 dhe lufta në Ukrainë.

“Larguar nga shtëpia e tij dy herë, duke marrë transfuzion gjaku në një bunker, duke bërë mikrokirurgji në mushkëri gjatë bombardimeve ruse në Ukrainë dhe duke mos e ditur nëse do të shkojë në Poloni në kohë për kimioterapinë e tij të radhës, asnjëra prej tyre nuk mund t’ia heqë forcën dhe vendosmërinë Danylo-s” shkruan UNICEF.

“Unë jam gati të luftoj për jetën time, qoftë me kancerin apo luftën” ka thënë ai.

“Fëmijë si Danylo nuk kanë kohë për të humbur. Ata kanë nevojë për paqe. Tani”, është mesazhi që përcjell UNICEF. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U dehën dhe vranë shokun/ Dënohet me 46 vite burg Sokol Sanxhaktarit dhe të tjerëve

Story i radhës

Origi i jep dritën e gjelbër Milanit

Të fundit nga