Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me koronavirus

Djali
14-vjeçar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,
Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19, zbuloi Zonja e Parë, Melania Trump,
raporton BBC.com, transmeton Gazeta Sinjali.

Zonja Trump tha se “frika e saj u bë e
vërtetë” kur Barron doli pozitiv me koronavirus.

Por, ajo tha, “për fat të mirë ai është
një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë”.

Të dy, presidenti Trump dhe zonja e parë
gjithashtu dolën pozitivë me virus – si dhe personeli tjetër i Shtëpisë së
Bardhë – por që prej asaj kohe janë shëruar.

Më vonë në një tubim në Des Moines, Lowa, Trump tha: Ai [Barron] e kishte atë për një periudhë kaq të shkurtër kohe.

“Unë madje nuk mendoj se ai e dinte që e kishte virusin, sepse ata janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe ata e luftojnë atë 99.9% dhe Barron është në rregull, është i lirë.”

“Dërgojini fëmijët përsëri në shkollë, ne duhet t’i kthejmë fëmijët përsëri në shkollë”, tha Presidenti Trump.

Për të trajtuar virusin, atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa, e formuluar nga kompania Regeneron Pharmaceuticals Inc dhe tjera antivirale me ilaçin remdesivir të firmës Gilead Sciences Inc. Gjithashtu, atij iu dha edhe deksametazon steroid. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Vëllai i Valonit, Veton Berisha rezulton pozitiv për COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian