Rusi Anatoli Karpovin është mjeshtëri absolut i sportit të shahut në botë.
Në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Karpovin e ka sfiduan djali i Behgjet Pacollit, Isa.
“Sot (nga ora 11.00) djali im Isa po luan lojën e tij të shahut me kampionin absolut të botës, Anatoli Karpov në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Zhenevë (Genève)”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, një ndër njerëzit më të pasur shqiptar, Behgjet Pacolli.
Ky i fundit është kryetar i Aleancës Kosova e Re.
Pacolli ka qenë edhe presidentet i Kosovës për një kohë të shkurtër..