Diti vjen me projektin e parë, e titullon “Fallca”

Reperi i ri Ardit Mushkolaj me emrin e njohur të artit Diti me prejardhje nga Deçani por që jeton dhe vepron në Zvicër, ka sjellë projektin e parë profesional të cilin e ka finalizuar edhe me videoklip.

Ky videoprojekt është punuar nga produksioni SBS Entertainment me tekst nga Qelik Lipa, Bardhi & Diti ndërsa videoklipi nga Tecandfilm.

Artisti i ri Diti pritet që gjatë këtij viti të sjellë edhe shumë projekte të radhës.

Jo rastësisht ka ardhur edhe një talent nga familja Mushkolaj pasi që nga kjo familje kanë dalë edhe shumë artistë me famë mbarshqiptare siç janë këngëtari Nimon Mushkolaj dhe djemtë e tij si dhe me famë europiane e botërore është reperi, Dardan. BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria ruse qëllon për vdekje gazetaren e njohur

Story i radhës

Di Lorenzo iu nënshtrua një vizite specialistike

Të fundit nga