Ditët e fundit të marsit do sjellin pranverën – Deri në fund të javës, temperatura janari

Ditët e ardhshme me diell, sipas parashikimeve të motit pritet të shoqërohen me ulje drastike temperaturash. Foto: Flickr

Lajda Porja, meteorologe pranë Meteoalb tha për Euronews Albania se marsi i këtij viti është i ngjashëm me muajt mars të para viteve ’90, duke qenë se prej shumë vitesh nuk kishim parë dëborë dhe temperatura të tilla në pranverë.

Znj. Porja tha se situata nga reshjet përmirësohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të vijojë e tillë deri në fund të muajit.

“Por nuk kemi një situatë favorizuese sa i përket temperaturave. Do të vijojmë në temperatura tipike të dimrit, sidomos gjatë mëngjesit, sidomos deri të enjten, ku temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë si në janar.

Problematikë do të ketë sidomos në zonat ku kanë rënë reshje borë, ku do të ketë ngrica. Ditët e fundit të marsit do të sjellin pranverën”, shpjegoi znj. Porja./Burimi:EuroNews

Ngjarja paraprake

Mos bëni gabim! Këto shprehje nuk duhet t’ua thoni kurrë fëmijëve tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania vendos për zgjatjen e masave të izolimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian