Ditë gjati nuk bëhet ditë shkurtër, ra nga 40 metra lartësi, shpëton mrekullisht i moshuari në Greqi

Një 80-vjeçar në Greqi ka shpëtuar për mrekulli, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe ra në një humnerë nga një lartësi prej 40 metrash.

Mediet në Greqi bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:57 (me orën lokale) në rrugën provinciale nga Perama Rethymno në Dafnedes, në ishullin e Kretës.

I moshuari po lëvizte me mjetin e tij bujqësor, kur për arsye ende të paditura, makina doli nga rruga dhe ra nga shkëmbi me lartësi rreth 40 metra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse, ekipi i të cilave kanë arritur të nxjerrin me shpejtësi të moshuarin nga mjeti që ishte bërë copë-copë nga përplasja e fortë.

Nga aty, i moshuari është dërguar me plagë të lehta në spitalin e Rethymnos, ku po merr ndihmë mjekësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“I tregoi mbarë botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët”, Basha takohet me Ambasadorin Walker në Washington

Story i radhës

Janë mikesha prej vitesh, Xhemi Shehu zbulon “huqin” e Arbana Osmanit

Të fundit nga