Ditë e zjarrtë në Premier League, Guardiola kundër Mourinhos, duel i madh në mes dy trajnerëve në Londër

Rivaliteti i tyre ishte në kulm kur ishin trajnerë të gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.

Guardiola dhe Mourinho padiskutim se bëhen gjithmonë pjesë e ballinave të mediave botërore të futbollit dhe jo vetëm, për shkak të të bëmave të tyre dhe reputaconit që kanë krijuar në botën e trajnerllëkut.

Shpeshherë, diskutimet e thumbimet në konferencat për media bëhen virale, teksa konfrontimet brenda fushës së blertë janë pjesë e pandashme e ndeshjeve ku ata janë pjesë përbërëse të shtabeve teknike respektive.

Sot do ta kemi sërish një duel të tillë. Tottenhemi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt, në derbin e javës së nëntë në ishull.

Londinezët janë në pjesën e epërme të tabelës dhe do të mundohen që ta fitojnë derbin e nesërm për ta vazhduar qëndrimin në krye, kurse “qytetarët” për t’u rikthyer në element, pasi gjenden në pozitën e 10, ku pas shtatë javësh kanë arkëtuar vetëm 12 pikë, statistika këto me të cilat nuk jemi mësuar ta shohim nënkampionin aktual.

Kjo ndeshje do të luhet në ora 18:30.

Sfida interesante priten të jenë edhe ato n ë mes Newcastle dhe Chelsea që zhvillohet në ora 13:30 dhe Manchester United – West Brom që zhvillohet në ora 21:00.

Ngjarja paraprake

Yll Limani mban fjalën që i dha publikisht fanses

Ngjarja e ardhëshme

Mjeku vret dy pacientë me koronavirus: Doja t’i kurseja nga dhimbjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian