dita nderkombetare e gjeologjise 66c193db06343

Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë

August 18, 2024
1 minut lexim

18 gushti është data ku shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore. Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë.

Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar Toka dhe si ndryshon ajo.

Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujërave nëntokësore.

Gjeologë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale.

Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banorë i fshatit Torinë të Komunës së Lipjanit, zbuloi se në tokën e tij ka gaz, ku u kërkua që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

droni godet depon e naftes ne rajonin rostov te rusise 66c19238db286
Story i mëparshëm

Droni godet depon e naftës në Rajonin Rostov të Rusisë

e diela me dy ndeshje tejet interesante ne superlige 66c1945329d78
Story i radhës

E diela me dy ndeshje tejet interesante në Superligë

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë