​Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.

Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flotës detare franceze.

Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.

Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pa shpalosur në shenjë humbjeje.

Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur qeni do t’ju sulmojë, ja si të shpëtoni dhe të kaloni pa ju kafshuar

Story i radhës

Këngëtarja shqiptare reagon për herë të parë pasi doli nga burgu

Të fundit nga