Dita e Veteranit sot shënohet me disa aktivitete

Institucionet komunale dhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë organizuar disa aktivitete për shënimin e ditës së veteranit.

Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Kjo është agjenda e aktiviteteve të sotme:

Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, njëherit Ditës së Veteranit, nderojnë dëshmorët.

Agjenda:

09:45 – Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari”, në sheshin e qytetit,

10:00 – Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

10:20 – Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë, shënon Ditën e Veteranit me disa aktivitete.

Agjenda e aktiviteteve:

E mërkurë, 30 dhjetor 2020,

Ora: 11:00-Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Ora: 11:30-Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të kombit

Ora: 12:00-Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve.

Ngjarja paraprake

​Eliza Dushku feston sot ditëlindjen

Ngjarja e ardhëshme

Mos harroni çadrat, reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian