Dita e unitetit, ukrainasit shpalosin flamurin gjigant në Kiev

Mijëra banorë të Ukrainës shpalosën një flamur kombëtar 200 metra të gjatë, në stadiumin e Kievit të mërkurën për të treguar solidaritetin e tyre në “Ditën e Unitetit Kombëtar”, ditë kjo e caktuar nga presidenti i vendit ndërsa tensionet me Rusinë janë të larta.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se e mërkura do të ishte një ditë për t’u bashkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve të valvisnin flamurin kombëtar me ngjyrë blu dhe të verdhë si dhë të këndonin himnin kombëtar përballë kërcënimeve.

“Unë e kuptoj se ka shumë patriotë si unë që nuk trembën dhe që qëndruan në Kiev. Ata janë të gatshëm të mbrojnë Ukrainën”, thotë Alyona, banore e Kievit.

“Është shumë mbresëlënëse sepse ne tregojmë se jemi në unitet, jemi të bashkuar”, thotë Petro Donchenko, banor i Kievit.

“Kjo ngjarje i kushtohet unitetit të ukrainasve për të theksuar ndjenjat tona patriotike dhe respektimin e simboleve kombëtare si flamuri kombëtar dhe himni kombëtar pasi 16 shkurti është Dita e Unitetit”, thotë Olga Yeftashuk, nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.

Rusia tha të mërkurën se po kthente disa trupa që ishin në kufi me Ukrainën në bazë, një gjest që me sa duket sipas ekspertëve kërkon të tregojë se Moska nuk e do pushtimin e Ukrainës. Megjithatë Shtetet e Bashkuara thanë se kërcënimi për një sulm mbetet i lartë.

Rusia ka grumbulluar rreth 150 mijë trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime për Uashingtonin dhe NATO-n se po planifikon një sulm.

Nuk ka prova të mjaftueshme sipas Perëndimit se Rusia ka tërhequr shumë trupa, por këtë javë ka pasur disa sinjale nga Moska që ofronin shpresë se Evropa mund të shmangte luftën pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve Lindje-Perëndim./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leonora Jakupi flet për sulmet nga mediat serbe pas këngës “Komandant”

Story i radhës

Bylykbashi: 6 marsi tregon opozitën e vërtetë, do e thyejm edhe Edi Ramën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish