Dita e gjysmëfinaleve

Momenti i shumëpritur ka ardhur. Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat dhe katër skuadra garojnë për trofeun e çmuar.

Final 4 mbahet në Prishtinë më 23 dhe 24 Mars, ndërsa hyrja është falas për adhuruesit e basketbollit.

Sfida e parë gjysmëfinaleve zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit. Skuadra pejane përfundoi garat e rregullta me tetë fitore dhe dy humbje, ndërsa ajo prizrenase me pesë fitore e pesë humbje.

Kampionet e Kosovës që gjithashtu kanë fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duan trofeun e parë të Ligës Unike, ndërsa skuadra prizrenase, pasi fitoi Kupën e Kosovës shpreson të fitojë edhe trofeun e parë të Ligës Unike.

Takimi i dytë gjysmëfinal zhvillohet mes Prishtinës dhe Flamurtarit, dy skuadra që në dhjetë ndeshje, kishin nga shtatë fitore e tri humbje, si dhe nga një fitore ndaj njëra-tjetrës në garat e rregullta, duke e bërë sfidën rivalizuese dhe të paparashikueshme. Klubi bardhekaltër që është organizator i Final 4, ka synim të fitojë titullin, ashtu si edhe skuadra vlonjate.

Orari

23 Mars

16:00 Penza-Bashkimi

19:00 Prishtina-Flamurtari

24 Mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pak para mesnate, plaçkitet një laborator në Kumanovë

Story i radhës

Pikat e dobëta të karakterit, ju zbulojmë 3 “veset” më të këqija të çdo shenje horoskopi

Të fundit nga