Dita e gjashtë e konfliktit në Gaza: Palestinezët raportojnë 145 viktima, Izraeli 10

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. 41 ishin të mitur.

Thuhet gjithashtu se
mbi 1.000 njerëz janë plagosur nga sulmet e Izraelit, raporton BBC.

Ministria nuk
specifikoi sa operativë u vranë në Hamas ose organizata të tjera palestineze në
Gaza.

Ndërkohë, autoritetet
izraelite njoftuan se shumë terroristë ishin vrarë dhe se disa vdekje ishin
shkaktuar nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu
autoritetet izraelite njoftuan se 10 shtetas të tyre janë vrarë.

Ushtria izraelite njoftoi se 278 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit nga Gaza. Nga ato, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Dita e gjashtë e konfliktit në Gaza: Palestinezët raportojnë 145 viktima, Izraeli dhjetë të vdekur

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është shuma që fitoi Leicesteri pas triumfit në FA Cup

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian