Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve u shënua mbrëmë me akademi solemne në Shkup të organizuar nga Shoqatat boshnjake Forumi i Boshnjakëve, “Shadrvan” dhe “Divan”.
Në emër të Qeverisë, Ministri Oliver Spasovski iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar se boshnjakët janë pjesë integrale e mjedisit kulturor dhe shoqëror në vendin tonë dhe pjesë e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina, si shtëpi e të gjithë boshnjakëve kudo që janë, janë të lidhur me një partneritet të fortë dhe aspirata të përbashkëta për bashkëpunim dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat, por edhe për stabilitetin dhe zhvillimin e brendshëm”, theksoi Spasovski.
Boshnjakët i uroi edhe deputeti Zeqir Ramçiloviq, i cili është i vetmi anëtar i komunitetit boshnjak në Kuvend.
Për meritat në periudhën e kaluar, mirënjohje iu dhanë kryetarëve të komunave Ace Konevskit, Visar Ganiut dhe Blerim Bexhetit, reis-ul-ulema Shakir Fetahut dhe ministrit, Oliver Spasovski.
Dita e Boshnjakëve paraprakisht u shënua në Orizare të Velesit, me një ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa me këtë rast shoqata “Divan” e botoi përmbledhjen me poezi “Urat e Miqësisë 4”. ls/shk/