Dita e 17 e grevës së grave në Ballsh, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve

Sot shënon edhe ditën e 17 të hyrjes në grevë të grave naftëtare në Ballsh.

Gjendja e tyre nuk paraqitet fare e mirë, ndërkohë që ato këmbëngulin që do t’i shkojnë deri në fund grevës.

Njëra prej naftëtarëve ka qëndruar për tre ditë në spital, teksa ka vendosur të kthehet menjëherë në grevë. Ajo ka arritur të sigurojë ilaçet e rekomanduar nga mjeku vetëm për tre ditët në vijim si pasojë e pamundësisë financiare.

Grevistet i kanë bërë edhe njëherë të qartë kryeministrit Edi Rama se ai duhet të shkojë t’i vizitojë nëse pretendon negociata për ndërprejen e grevës.

Ngjarja paraprake

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Ngjarja e ardhëshme

Çmenden serbët: Futbollisti portugez shënon gol të bukur dhe feston me shqiponjë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian