Dita e 13/ Revolta e naftëtares: Pushtetarët i shohim në facebook duke ngrënë karkaleca

Përkundër problemeve shëndetësore që shfaqin, ato mbeten të vendosura për të mos u tërhequr pa marrë pagat e prapambetura.

Thirrjet e tyre nuk munguan as sot për strukturat shtetërore.

“Nuk tërhiqemi!  I bëj thirrje Belinda Ballukut, ka ndonjë ndjenjë nëne ajo? I shikoj në facebook me karkaleca me gjëra. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, ne jemi në grevë, në grevë kemi edhe  familjet. Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka”.

Ato kanë suportin edhe të kolegeve të tjera që mblidhen çdo ditë jashtë së bashku me naftëtarët, të gatshme për ti zëvendësuar në rast se ndonjë prej tyre e ka të pamundur fizikisht.

Ndërsa kryeministri u ka bërë thirrje të ndërpresin grevën për të filluar negociatat, naftëtarët kërkojnë që negociatat të zhvillohen paralelisht me grevën me kërkesën e vetme: Marrjen e 13 pagave të fituara në proces gjyqësor.

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë shpreson Bashkimi Europian?

Ngjarja e ardhëshme

Kuvendi konstatoi dorëheqjet e deputetëve, Durllovski, Rexhepi, Zekiri dhe Llukarevska

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian