Dita botërore e ujit, Meta: Shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpelljes së Vjosës park kombëtar

Presidenti i Republikës Ilir Meta me rastin e Ditës Botërore të Ujit u ka bërë thirrje shqiptarëve që të  solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se është përgjegjësi e jona që ta mbrojmë Vjosën, si trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane.

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane ndaj Meta sjell në vëmendje  rezolutën e Parlamentit Europian për  shpalljen e saj Park Kombëtar.

“Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin dhe Paris  thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për  shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!“

Ngjarja paraprake

Ermal Mamaqi nuk “zë mend”, feston ditëlindjen në lokalin e natës gjatë orës policore! Elvana Gjata i vë flakën skenës! Kandidatja e PS i nxjerr pamjet

Ngjarja e ardhëshme

Gjilani apelon për respektim të masave: Gjendja me pandemi alarmante

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian