Dita Botërore e Mësuesve/ Ministrja Kushi zhvillon telefonata surprizë me mësues të ndryshëm

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të bëjë disa telefonata surprizë me mësues të qyteteve të ndryshme, të cilët kanë kontribute të veçanta në fushën e arsimit si: mësues tashmë në pension me përvojë të dalluar, mësues ndihmës, mësues kontributorë për “RTSH Shkollë”, apo ndonjë prej tyre që sot ka edhe datëlindjen, në Ditën Botërore të Mësuesve, e njohur si e tillë nga UNESCO që prej vitit 1994.

Ministrja nënvizon se telefonatat surprizë kishin në qëllim shprehjen e respektit ndaj secilit që komunikoi, e nëpërmjet tyre të përcillte mirënjohjen për çdo mësuese e mësues në Shqipëri që ka kontribuar e vazhdon të kontribuojë në arsimimin e brezave.

Ndër të tjera, ajo shprehet se këtë vit shkollor relativisht të vështirë për shkak të pandemisë, mësuesit  janë shtylla dhe armata kryesore që do të na ndihmojnë për të përballuar me sukses këtë sfidë që ka prekur gjithë globin.

“Pa sakrificën dhe vlerat e tyre, nuk mund të përballet asnjë sfidë në shoqëri. Jemi me fat që ju kemi dhe me zemër ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesve!”, mbyll postimin e saj.

Ngjarja paraprake

Besimi: Kriza Kovid është e natyrës joekonomike dhe paratë duhet të injektohen në ekonomi

Ngjarja e ardhëshme

Ligji për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit hyri në procedurë kuvendore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian