Dita Botërore e Mësuesit

7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por shumë shtete të botës këtë ditë e festojnë në data të ndryshme.

Mirëpo, zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e
Mësuesit është 5 tetori.

Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të
rekomandimeve të UNESCO-s mbi statusin e mësuesve, që është një instrument
standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.

Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në
çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita
Ndërkombëtare e Mësuesit.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit
dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të
plotësohen prej tyre (mësuesve).

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të
ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin
vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Paralajmërimi i OBSH-së: Forconi masat, situata po bëhet kritike

Ngjarja e ardhëshme

Paraqitje horror e Lakers, Miami ngushton serinë finale në 2:1

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian