Distria Krasniqi lartëson Kosovën, kampione e Evropës

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen në kategorinë -48 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Turqisë.

Distria si luaneshë luftoi në përballje me ukrainasen Daria Bilodid. 

Luftë e fortë mes tyre, Distria me kujdes të madh iu ka qasur finales, duke mos lejuar ndonjë gabim eventual, që të përfitonte rivalja. Distria fiton ndaj ukrainases.

Distria u tregua e papërmbajtshme në të gjitha luftërat dhe i fitoi para kohe (me ippon), duke e mundur Francesca Giorda nga Italia, pastaj në çerekfinale izraeliten Shira Rishony dhe në gjysmëfinale e dërmoi rusen Sabina Giliazova.

Ngjarja paraprake

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

Ngjarja e ardhëshme

Në muajin shkurt rritet numri i foshnjave të lindura në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian