Diskutimi vazhdon…/ Monika dhe Semi sqarohen me njera-tjetrën

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur me debate dhe diskutime të shumta mes banorëve.

Sqarimet mes tyre nuk përfunduan as pas mbarimit të spektaklit.

Monika dhe Semi ndodhen në Dhomën e Dënimit dhe kanë shfrytëzuar rastin që të bisedojnë për konfliktin e ndodhur disa ditë më parë.

“Jam sjellë mirë me ty, dhe në momentet e ankthit të kam ardhur afër, pavarësisht se më ke refuzuar. Si duhet të sillem unë tani e tutje me ty? I bie që të mos bëj asnjë debat unë me ty”,– u shpreh Monika.

Nga ana tjetër Semi repikoi duke shtuar se shqetësimi i gjithë ngjarjes së ndodhur ishte mënyra e komunikimit dhe mungesa e seriozitetit teksa ajo ankohej ankohej se gjendja e saj shëndetësore po rëndohej.

“Unë po ju thoja seriozisht se po ndihesha keq nga ajo sjellje, ndërkohë që ju qeshnit dhe po bënit sikur gjithçka ishte normale“,- tha Semi.

Monika gjithashtu u ndal tek fakti se mbështetësi kryesor i lojës se Semit është Donaldi.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Tifozi hyn në fushë dhe bën ndërhyrje prej një mbrojtësi

Ngjarja e ardhëshme

FDA strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian