Disa rajone italiane zbusin kufizimet

Duke filluar nga sot në Itali kufizimet për shumicën e rajoneve do të zbuten. Lazio, Roma, Milano dhe Lombardia tanimë nga një zonë e kuqe janë shpallur zonë portokalli, pra me një rrezik të mesëm.

Siçilia, Umbria dhe Bolzano mbetën nën rrezikun e lartë nga Covid-19. Njerëzit mund të konsumojnë ushqim në bare dhe restorante nga ora 05:00 deri në 18:00.

Shtetrrethimi që fillon në këtë orar do të mbetet në fuqi. Udhëtimet nga rajoni në rajon do të bëhen vetëm në oraret 05:00 të mëngjesit deri në orën 22:00 dhe pas kaq shumë kohësh do të lejohet vizitat tek të afërmit.

Ndërkaq shkollat fillore do të zhvillojnë mësim të ndërthurur, ndërsa ato të larta mësim online. Italia në total numëron 2.5 milionë të infektuar dhe më shumë se 88 mijë persona kanë humbur jetën.

Ngjarja paraprake

Pandemia rrit papunësinë – Ndikimi i kufizimeve mbi bizneset dhe jetës publike

Ngjarja e ardhëshme

Digjen gjatë natës 3 automjete, ishin të parkuara në garazhin e një pallati në ndërtim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian