Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informon se për shkak të ndërlidhjes së linjës së re F-150mm në rr. e “Varshavës” pn, nesër ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Varshava”, “Tashkenti”, “Meksika”, “Havana”, “Helsinki” dhe ndërtesa 1-5 në bulevardin “Aradhat partizane” në Komunën e Karposhit.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë prej orës 9:00 deri në përfundimin e punëve. ab/