Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë në disa rrugë në kryqytet.

Në njoftim thuhet se “Intervenimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë përditshmëri e punës së ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes”.

“Një nga defektet e ditës së sotme që, përgjatë sanimit u detyruam të ndërprejmë furnizimin me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, është dëmtimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe natyra e ndërlikuar e këtij defekti është duke ndikuar në zgjatjen e mëtejme të sanimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pa ujë janë: rruga “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit” dhe “Ali Pashë Gjinolli”.“Kërkojmë mirëkuptim, derisa ekipet janë duke e bërë të pamundurën në sanimin e këtij defekti”.

Ngjarja paraprake

Heroinë, drogë e mbi 20 mijë euro, policia italiane arreston 3 shqiptarë, mes tyre dhe 1 grua

Ngjarja e ardhëshme

​Liverpool-Chelsea, derbi mes dy trajnerëve gjerman Klopp e Tuchel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian