Diplomati britanik hidhet në lumë për të shpëtuar gruan që po mbytej në Kinë (VIDEO)

Një diplomat britanik
është regjistruar së fundmi duke kërcyer në një lumë për të shpëtuar jetën e
një gruaje në Kinë, e cila ra në ujë nga rrëshqitja e këmbës, transmeton Gazeta
Sinjali.

Konsulli britanik i Chongqing, Stephen Ellison, 61 vjeç,
shihet në video që hoqi këpucët dhe u hodh shpejtë në ujë nga brigjet shkëmbore
të lumit.

Video e filmuar nga kalimtarët tregon gruan 24-vjeçare që
nuk arrin të mbahet nga rryma e fortë e lumit, duke qëndruar me fytyrë poshtë
në lumë.

Stephen tha për rrjetin BBC: “Ajo kishte humbur ndjenjat,
nuk po merrte frymë dhe për një kohë ne u trembëm për më të keqen. Por kur e
sollëm në anë nisi të merrte frymë përsëri”.

Ai kishte arritur ta ngrinte fytyrën e saj nga uji dhe më
pas notoi drejt bregut me të. Dikush kishte hedhur një kamerdare të lidhur me
litar, të cilën britaniku e kapi për të shpëtuar.

Studentja e universitetit të Chongqing, nuk është emëruar nga autoritetet por raportohet se ka ftuar për darkë me familjen e saj konsullin shpëtimtar britanik.

Ellison nga Newcastle, ka qenë më parë atlet profesionist dhe tashmë drejton misionin britanik në Chongqing. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

11 ushqimet që duhet të hani vazhdimisht për të jetuar më gjatë sipas ekspertëve

Ngjarja e ardhëshme

Si të lirohemi nga stresi dhe ankthi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian