Diplomat e kandidatëve të PS/ Në zonën fituese janë më shumë financierë dhe juristë

Skuadra garuese e PS në zgjedhjet e 25 Prillit ka një larmi fushash nga vinë kandidatët të cilët janë renditur në zonat fituese dhe të objektivit maksimal.

Janë 23 kandidatë të cilët vinë nga eksperienca të ndryshme në ekonomi dhe financë. Grupi i ardhshëm parlamentar socialist pritet të ketë në përbërjen e tij 20 juristë dhe 10 inxhinierë.

Nga bota e arsimit janë përzgjedhur plot 10 kandidatë pasuar nga 6 mjekë. Janë dy kandidatë që vinë nga administrimi biznesit dhe vetëm 1 nga Shkencat Politike.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, socialistët e kanë reduktuar në vetëm 3, numrin e biznesmenëve që do të ulen në sallën e Kuvendit. Janë shtatë kandidatë socialist që mbajnë gradën Doktor Shkencash.

Lista e Tiranës dominohet nga juristët dhe ata të cilët kanë studiuar për ekonomi dhe financë përfshi dy kandidatë me diploma për mësuesi. Dy mjekë po aq jurist, 1 gazetar dhe vetëm 1 që ka studiuar shkenca politike, janë përzgjedhur për garën e fortë të Elbasanit. Janë ekonomistët ata të cilët dominojnë profesionet e kandidatëve socialist në Korçë së bashku ne dy mjekë.

I vetmi ushtarak garon në Berat, krahas dy mësuesve dhe po aq juristëve në këtë qark. Edhe në Fier janë ekonomistët ata të cilët janë përzgjedhur si kandidatë. Ndërsa 9-të të parët në listën e Vlorës kanë një miksim profesionesh ku dominojnë ekonomistët.

Të besuarit e Durrësit janë 2 juristë, 2 inxhinierë po aq ekonomistë përfshi Edi Ramën me profesion artist i vetmi nga kjo fushë në listën e PS.

Edhe në Shkodër listët e dominojnë ekonomistët bashkë me 1 jurist. Në Kukës, Lezhë dhe Dibër garojnë dy pedagogë, 1 inxhinier dhe disa ekonomistë.

Fushat nga vijnë kandidatët socialistë

23 Ekonomi Financë

20 Juristë

10 Inxhinierë

10 Arsimi

6 Mjekë

3 Biznesmenë

2 Administrim Biznesi

1 Shkenca Politike

7  Doktor Shkencash

Tirana 

Luljeta Bozo Inxhinjere Dr Shkencash

Najada Como Mjeke

Ervin Bushati Finance Ekonomi

Ogerta Manasterliu  Kimi Dr. Shkencash

Arben Ahmetaj Gjuhë të Huaja

Ulsi Manja Jurist  Dr. Shkencash

Etilda Gjonaj Juriste Dr. Shkencash

Arben Pellumbi Inxhinjer

Elisa Spiropali Ekonomi

Belinda Balluku Justiste/Administrim Biznesi

Toni Gogu Jurist

Etjen Xhafaj Adminisrtrim Publik

Ermonela Felaj-Valikaj Juriste

Xhemal Qefalia Jurist

Fidel Ylli Mesues

Klotilda Ferhati Juriste

Alqi Bllako Financë

Eduard Shalsi  Kimi

Pandeli Majko Inxhinjeri-Jurist

Plarent Ndreca Jurist

Elbasani 

Evis Kushi Adminisrtrim Bizneznesi Dr. Shkencave

Klevis Xhoxhi Jurist

Bsiaj Ajazi Gazetar

Desantila Tahiraj Mjeke

Sajmir Hasalla Jurist

Florenc Spaho Mjek

Luan Duzha Ekonomist

Taulant Balla Shkenca politike

Albana Hana Juriste

Korça 

Eni Zaka Finance kontabilitet

Ilirian Pendavinji  Mjek

Blerina Gjylameti Ekonomiste

Ilir Topi Ekonomi Kontabilitet

Olta Xhaçka Adminisrim Publik

Niko Peleshi Inxhinjer Elektronik

Edlira Bode Mjeke

Berati 

Hatixhe Konomi Mesuese

Bardhyl Kollçaku Ushtarak

Fadil Nasufi Mesues

Nasip Naço Jurist

Blendi Klosi Inxhinjeri Elektronike

Sara Satka Juriste

Gjirokastra

Mirela Kumbaro Petagoge Dr. Shkencash

Laert Duraj Ekonomist

Bledar Çuci Jurist

Fier                 

Erion Braçe  – Ekonomist

Petro Koçi –  Gjuhet e Huaja

Lindita Buxheli – Ekonomiste

Bashkim Fino-  Ekonomist

Baftiar Zeqaj  – Inxhinier, gjeolog

Antoneta Dhima -Ekonomiste

Bujar Çela – Veteriner

Ismet Beqiraj – Inxhinier, kimist industrial

Tatiana Piro – Ekonomiste

Gramoz Ruçi- Mësues biokime

Robert Bitri – Agronom

Durrës

Milva Ekonomi- Ekonomiste

Alban Xhelili- Financier

Jurgis Çyrbja – Jurist

Klodiana Spahiu – Mjeke

Ilir Ndraxhi- Inxhinier, pyjore

Rrahman Rraja –Inxhinier, agrar

Lefter Koka- Jurist

Edi Rama- Artist

Ana Dhamo – Juriste

Vlorë

Pranvera Resulaj – Ekonomiste/ Dr. Shkencash

Anduel Tahiraj  Inxhinier, elektrik

Vullnet Sinaj – Biznesmen

Anila Denaj – Ekonomiste

Niko Kuri- Mjek

Ilir Metaj- Ekonomist

Damian Gjiknuri- Jurist

Edi Rama – Artist

Teuta Ramaj – Mësuese

Shkodër

Edona Bilali – Ekonomiste

Paulin Sterkaj- Biznesmen

Benet Beci- Ekonomist

Ilir Beqaj   Administrim Biznesi

Frrok Gjini- Jurist

Kukës

Gerta Duraku- Ekonomiste

Petrit Malaj- Pedagog

Dibër

Lavdim Krrashi- Inxhinier

 Aurora Mara- Juriste

Dionis Ymeri – Ekonomist

Lezhë

Lindita Nikolla – Pedagoge

Eduart Nndreca – Doktor Shkencash

Shpresa Marnoj  – Ekonomiste

Gentian Malotaj- Jurist

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet flasin për një garë të fortë

Ngjarja e ardhëshme

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Dr. Ilir Hasani takon ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Hasan Sekizkök.

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian