Diogo Jota: Klopp dallon nga të gjithë trajnerët që kam pasur

Diogo Jota ka treguar se trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, i pëlqen që të jetë i afërt me lojtarët, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Sulmuesi portugez ka thënë se strategu gjerman dallon nga trajnerët e tij të mëparshëm falë përpjekjes për t’u lidhur ngushtë me futbollistët që i drejton.

Kjo formë e qasjes ka pasur ndikim pozitiv te Jota, i cili ka shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje me Liverpoolin.

“Ai është një trajner ndryshe nga ata që i kam pasur më parë, sidomos në aspektin e kontaktit. Para disa ditësh më dërgoi mesazh, diçka që nuk është e shpeshtë ndër trajnerë”.

“Isha në krevat duke pushuar, madje nuk prisja mesazh dhe më erdhi një mesazh nga ai. I pëlqen të jetë i afërt me lojtarët, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka theksuar 23-vjeçari. 

Ngjarja paraprake

Shkupi qyteti i shtatë më i ndotur në botë

Ngjarja e ardhëshme

Anulohet tenderi për furnizim me oksigjen, SHSKUK i kërkon ndihmë Qeverisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian