Dimitrovi në takim video-konferencial me eurokomisarin Varheji dhe kolegët nga rajoni

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot pasdite mori pjesë në takim video-konferencial të punës me eurokomisarin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji në të cilin me kolegët ministra për Çështje Evropiane nga rajoni biseduan për përgatitjen e Planit Ekonomik dhe të Investimeve dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, të paralajmëruar në Samitin në Zagreb, në maj të këtij viti.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se plani i ri ekonomik dhe i investimeve nuk është i rëndësishëm vetëm për tejkalimin më të shpejtë të hendekut midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe ekonomive të vendeve anëtare të BE, por është gjithashtu një mjet i rëndësishëm për të mbështetur procesin aderues në BE.

“Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u përqendruar bashkërisht në projekte që do të krijojnë drejtpërdrejt një rritje afatgjatë, do të rrisin numrin e vendeve të punës dhe transformimin digjital, transformim të gjelbër  dhe inovativ të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i cili do t’i bëjë të gjitha vendet tërheqëse për investime serioze nga Bashkimi Evropian. Nuk kemi asnjë luks ta humbasim këtë mundësi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të bëjë gjithçka për ta shfrytëzuar me sukses këtë rast”, potencoi Dimitrovi.

Ai theksoi se me këtë plan ekonomik dhe të investimeve Bashkimi Evropian ka treguar mbështetjen e palëkundur për rajonin dhe angazhimin e tij për bashkëpunim dhe koordinim  ndërkombëtar, në një kohë kur ajo vetë po përballet me një numër sfidash, njoftoi SÇE. fc/

Ngjarja paraprake

Polici përleshet me qytetarin në mes të qytetit, tenton ta godasë me tullë

Ngjarja e ardhëshme

​Barcelona në bisedime me Garcian e Manchester Cityt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian