Dimitrov pas takimit me Bon në Paris: “RMV ka vend të merituar në vizionin e Francës për të ardhmen e Evropës”

Takimi me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Kleman Bon, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot në Paris filloi vizitën e tij dyditore në Francë, vizitë e parë në vend pas formimit të Qeverisë.

Tema kryesore e bisedës ishte mbështetja franceze në kontekst të rrumbullakimit të suksesshëm të tregimit tonë evropian këtë vit.

Dimitrov: “Mbështetja parimore franceze e shprehur edhe përmes qasjes së re për negociata, është edhe një element i rëndësishëm në periudhën kyçe për miratimin e dokumentit i cili do të mundësojë fillimin e procesit negociues këtë vit. Element që jep të drejtë të besojmë në sukses që i duhet edhe Evropës” – theksoi Dimitrov, duke potencuar rolin e Francës si një nga shtyllat e Unionit.

-“Sa më shpejtë që vendet anëtare të arrijnë konsensus për Kornizën Negociuese, aq më shpejtë do të mund të fillojmë fazën e fundit të negociatave aderuese dhe nga transformimi i suksesshëm i shoqërisë sonë. Në këtë mënyrë do t’i dërgohet sinjal pozitiv rajonit se evropianizimi është e vetmja rrugë për përforcim themelor të proceseve demokratike dhe mundëson rritje dhe zhvillim ekonomik, dhe me këtë edhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve” – tha Zëvendëskryeministri Dimitrov nga Parisi.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se me miratimin e kornizës dhe realizimin e Konferencës së parë Ndër-qeveritare do të valorizohen të gjitha përpjekjet dhe sukseset të cilat i arritëm periudhën e kaluar edhe në aspektin e reformave, por lidhur edhe me mbylljen e çështjeve bilaterale me fqinjët. “Arritje e Maqedonisë së Veriut, por arritje edhe e Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare” – së bashku konstatuan Dimitrov dhe Bon.

Nga ana franceze u riafirmua gatishmëria për ndihmë në realizimin e asaj që do të jetë sukses i ndërsjellë dhe se negociatat do ta ndjekin metodologjinë e re e cila do të kontribuojë për dimension të përforcuar politik dhe parashikueshmëri të procesit.

Ngjarja paraprake

U infektua me burrin gjatë ushtrimit të detyrës, humb betejën me koronavirusin infermierja e maternitetit të Elbasanit

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i FIFA-së infektohet me Covid-19

të fundit nga