Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe mundemi dhe duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm i KE-së (PLT)

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Raporti paraqet analizë objektive, gjithëpërfshirëse dhe reale të gjendjes dhe progresin e realizuar, por edhe pikë referimi që do t’i diktojë reformat e agjendës evropiane. Pjesa e dytë e  periudhës që e mbulon raportin ishte plot me sfida, të cilat domosdoshmërisht kanë ndikuar në dinamikën e reformave krahas pandemisë, krizës shëndetësore, në të cilën ende ndodhemi edhe ne edhe bota, një periudhë më të gjatë kohore kemi pasur qeveri teknike pa mandat politik dhe Kuvend jofunksional.  Megjithatë edhe në këto kushte të kufizuara Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe mundemi dhe duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm i Komisionit Evropian.

Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Dejvid Gir, në konferencën e sotme për shtyp në të cilën e prezantuan raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, si dhe pakon për zgjerim.

Sipas Dimitrovit, vlerësimi për gatishmërinë e përgjithshme për progresin e Maqedonisë së Veriut është 3, 11 apo nivel të mirë të gatishmërisë, që do të thotë se krahasuar me vitin paraprak ka pasur një lëvizje në rritje, sepse vlerësimi për gatishmëri vitin e kaluar ka qenë 3.06.

“Lidhur me progresin për nuancë sivjet është 3.01 apo është një progres, ndërsa në Raportin e vitit 2019 vlerësimi ka qenë 3,11, por nëse merren parasysh sfidat dhe fakti se në këtë fazë të procesit gatishmëria gjithëpërfshirëse është më e rëndësishme nga progresi nga viti në vit”, tha Dimitrovi.

Përparime janë shënuar në luftën kundër korrupsionit, shoqatave tregtare, bujqësi, arsim, progres më të vogël, siç tha Dimitrovi, ka pasur edhe në administratën publike, lirinë e shprehjes gjegjësisht në media, në ekonominë e tregut, shërbimet financiare, rrjeteve trasnevropiane, dispozitave financiare dhe buxhetore.

“Në 32 fusha ruhet niveli i njëjtë i progresit gjegjësisht në fushat siç janë zgjedhjet, Kuvendi, sundimi, shoqëria civile, gjyqësia, të drejtat fundamentale, drejtësia, liria, siguria dhe kapitujt e AKITO-s të legjislacionit evropian”, sqaroi Dimitrovi.

Ai theksoi se gëzon kjo që treguam progres në zbatimin e agjendës evropiane veçanërisht në katër fushat kryesore të theksuara nga konkluzionet e Këshillit Evropian edhe kjo reforma në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, reforma në shërbimet zbuluese dhe reforma në administratën publike.

Lidhur me sistemin gjyqësor, në Raport theksohet se vlerësohet progres i mirë si rezultat i zbatimit të strategjisë për reforma në gjyqësi, me çfarë adresohen rekomandimet nga prioritetet e rëndësishme të reformave. Raporti i grupit të ekspertëve për sundim të së drejtës PRIBE dhe të Komisionit të Venecias.

Si rezultat i reformave, nënvizoi zëvendëskryeministri Dimitrov, Maqedonia e Veriut ka vendosur mekanizma që sigurojnë pavarësi dhe llogaridhënie në gjyqësi. Këto janë, theksoi, rregullat për emërim sipas meritave, inspektimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit dhe procedurave disiplinore. Këshilli Gjyqësor ka rol proaktiv, ndërsa pozitivisht vlerësohet edhe miratimi i Ligjit për prokurori publike, i cili mes tjerash ka siguruar vazhdimësi të lëndëve të hapura nga ish PSP-ja.

Në krahasim me vitin e kaluar është vërë në dukje progres i mirë në luftën kundër korrupsionit që del nga aktivitetet e ndërmarra për zbulimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të lartë, si dhe rolin proaktiv i KSHPK, i cili ka hapur lëndë për korrupsion, përfshirë edhe për funksionarë të pushtetit  dhe përfaqësues dhe anëtarë të opozitës.

Shtoi se rekomandime kyçe për periudhën e ardhshme  janë reformat në servisin radiodifuziv publik, për çfarë do të nevojitet në një afat sa më të shkurtër të mundshëm zgjedhja e këshillit programor dhe të Agjencisë për Media Audiovizive, lufta kundër dezinformatave, si dhe sanksionim efikas të të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale mbi gazetarët.

Dimitrovi informoi se sot ka mbërritur kësti i parë prej 80 milionë euro nga mbështetja makro-financiare nga BE-ja në llogari të Bankës sonë Popullore.

Siç vlerësohet në Raport, citoi Dimitrovi, Maqedonia e Veriut ka nivel të mirë të gatishmërisë për zhvillim të  ekonomisë funksionale të tregut, por ka arritur progres të kufizuar gjatë periudhës së raportimit.

Ai shprehu falënderim për sigurimin e nëntë miliardë eurove për mbështetje të reformave në rajon përmes planit ekonomik-investues, mjete, siç informoi, që do të dedikohen për përfundimin e tashmë projekteve të filluara dhe projekteve të reja.

Sipas ambasadorit Dejvid Gir ky është një moment shumë i rëndësishëm për vlerësimin e progresit të implementimit të reformave dhe në fakt, siç tha, kjo ndodh në prag të dy vendimeve, vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në shënimet e tij të përgjithshme lidhur me Raportin, ambasadori evropian Gir përsëriti se Maqedonia e Veriut ka progres të qëndrueshëm në reformat kryesore, sundimi i së drejtës, në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por ky moment, potencoi, duhet të ruhet.

Duke theksuar se është Raporti është gjithëpërfshirës, ai u përqendrua në disa çështje kryesore që janë vlerësuar.

Si kriter politik, nënvizoi ai, vlerësohet se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me implementimin e reformave euro-integruese gjatë kësaj periudhe.

Lidhur me zgjedhjet u përqendrua në konkluzionin e OSBE/ODIHR se zgjedhjet kanë qenë në përgjithësi të zbatuara  mira, me atmosferë konkurrente, megjithatë e gjithë kjo, tha Giri, ishte minuar me rishikimet e shpeshta të kornizës juridike dhe të  dekreteve të njëpasnjëshme qeveritare.

Ambasadori evropian Gir theksoi se Raporti vlerëson se partitë opozitare mbeten të angazhuara në Parlament dhe i kanë mbështetur politikat kryesore me interes kombëtar siç janë reformat euro-integruese dhe anëtarësimin në NATO.

Siç theksoi, Kuvendi e ka ruajtur rolin e tij dhe gjithashtu ka pasur debat politik konstruktiv me të cilin e përmbushi rolin e vet legjislativ.

Mes tjerash theksoi se vlerësohet se janë vazhduar reformat në shërbimet e sigurisë me vendosjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe vendosjen e një organi pa autorizime policore, por vlerësoi se duhet të përforcohen kapacitetet për mbikëqyrje kuvendore mbi shërbimet zbuluese të sigurisë.

Gir theksoi se është vlerësuar edhe puna e Komisionit Shtetëror për Korrupsion në adresimin e rezultateve të nepotizmit për punësim persona të afërt, në punësimin e personave në sektorin publik.

Për sistemin gjyqësor, vuri në dukje në Raport qëndron se progres i mirë është bërë në zbatimin e reformave në gjyqësi.

Foli edhe për rekomandimet nga ana e institucioneve evropiane ndërkombëtare për përmirësimin e statusit  të personave të  paraburgosur dhe të dënuar. ar/ 

 

Ngjarja paraprake

Për herë të parë në QKUK do të ofrohet shërbimi gjinekologjik i Frytnimit të Asistuar

Ngjarja e ardhëshme

Pamjet, plas sherri në shkollë, vajzat i përplasin kokën në mur njëra- tjetrës

të fundit nga