DIMITROV: Konfirmohet mbështetja e Francës për të ardhmen tonë evropiane

Prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së për periudhën në vijim, sfidat e rrugës së eurointegrimeve, ngjarjet rajonale shëndetësore dhe politike, interesi i përbashkët gjeostrategjik për afrimin e Rajonit drejt BE-së, kanë qenë temat ku sot në Paris, zëvendëskryetari I Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov bisedoi në sesionin në përbërje të zgjeruar në Senatin francez, ku kryesoi Zhan-Fransua Rapen, kryetar I Komisionit për Çështje Evropiane.

“Mbështetja dhe miqësia janë një nga motorët e Bashkimit Evropian, ku në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen tonë evropiane është më e vërtetuar. Maqedonia e Veriut i përket Evropës jo vetëm gjeografikisht, ne jemi edhe plani për ardhmërinë e sajë më të mirë”, ka thënë Dimitrov, njofton SÇE.

Duke folur për ngjarjet aktuale në rajonin tonë dhe më gjerë, Zëvendëskryeministri Dimitrov dhe senatorët francez konstatuan që Maqedonia e Veriut paraqet mundësinë më të mirë për përparim në rajon, shembull I cili do të dëshmojë që procesi negociues mundë të ketë sukses.

“Francës dhe Bashkimit Evropian ju duhen partnerë që përpiqen për stabilitet, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. Trajektorja pozitive e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që mundë të paraqet nxitje për të tjerët, por edhe një lloj garantuesi i stabilitetit”, tha Dimitrov.

Në sesionin në Senatin francez mori pjesë edhe kryetarja e grupit për Fqinjësi-Francë-Ballkani Perëndimor, Marta De Sidrak, kryetari I grupit për Fqinjësi Francë- Maqedoni të Veriut, Arno Bazen.

Ngjarja paraprake

Ndërron jetë zyrtari i Komunës së Obiliqit

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, numri i të vdekurve nga COVID-19 shkon në mbi 10 mijë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian