Dimitrov dhe ambasadorja japoneze Haneda nënshkruan Marrëveshje për grant ndihmën për zhvillim ekonomik dhe social

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Grant ndihmë prej 100 milionë jenë (813.000 euro) për ndihmë urgjente të institucioneve shëndetësore të cilat po ballafaqohen me Kovid-19 u nda sot nga ana e Ambasadës japoneze në vend.

Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov së bashku me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keilo Haneda, nënshkruajtën Marrëveshje për grant ndihmë japoneze për zhvillim ekonomik dhe social.

“Në kushte kur bota ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha e cila ka edhe pasoja serioze socio- ekonomike, kjo ndihmë nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej 100 milionë jen japonez, apo rreth 813.000 euro janë më shumë se të mirëseardhura. Ndihma dukshëm do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpive shëndetësore dhe do t’u lehtësojë punën e të punësuarve shëndetësor që janë në linjë të parë në luftën kundër pandemisë”, theksoi Dimitrov i cili para ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes mbajti takim lamtumire me ambasadoren Haneda.

Ai në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë t’i falënderojë ambasadores Haneda, e cila si ambasadore e parë rezidente në vendin tonë në mënyre të konsiderueshme kontribuoi drejt avancimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe rritjen e mjeteve zhvillimore japoneze për mbështetjen e projekteve.

“Si Koordinues nacional për ndihmë të huaj do të zotohem për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim dhe besoj se krahas zhvillimit, me sukses do ta avancojmë bashkëpunimin social, ekonomik, kulturor dhe politik me Japoninë”, theksoi Dimitrov.

Aktualisht çdo vend lufton me virusin korona me mjete personale dhe kapacitete shëndetësore.

“Në të njëjtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar është e përforcuar gjatë kësaj krize shëndetësore. Japonia është e lumtur që mundet ti mbështet përpjekjet e juaja. Japonia gjithmonë i ka mbështet reformat e juaja drejt rrugës euro-atlantike. Në këtë rast do doja tju uroj pë anëtarësim tuaj ne NATO dhe fillimin e negociatave aderuese për BE. Përpjekjet e juaja në reforma do të intensifikohen dhe Japonia do të donte ti mbështes”, theksoi ambasadorja Haneda gjatë ceremonisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Filipçe i cili theksoi se donacioni nga Ambasada e Japonisë është ndihmë e rëndësishme dhe mbështetje për sistemin shëndetësor, aty ku më shumë nevojitet.
“Ambasada e Japonisë është një nga ambasadat më aktive. Në kuadër të bashkëpunimit me sektorin shëndetësor e cila në vazhdon për shumë vite. Jemi dëshmitar edhe tani se numër i madh i pajisjeve medicinale edhe krahas asaj që është donuar para më shumë se njëzet vite funksionon shkëlqyeshëm dhe akoma aplikohet në veprimtarinë shëndetësore, në atë mënyre duke ju ndihmuar shërbimet të cilët i pranojnë pacientët”, theksoi Filipçe.
Është karakteristike për çdo donacion të cilën e kemi pranuar deri tani nga ambasada e Japonisë vendit dhe popullit japonez është studiuar me hollësi. Në cilën mënyrë i analizojmë, në cilën mënyrë do ti shfrytëzojmë dhe si në të vërtet do t’u shërbejë për nevojat e pacientëve tanë.
“Në këtë kuptim mbështetja e qendrave rajonale shtëpitë shëndetësore në Kratove, Kavadarc, Makedonski Brod, në Shkup ishte diçka që punuam në mënyrë intensive në periudhën e kaluar. Dua të shpreh faleminderit të dëshiroj që ky bashkëpunim i suksesshëm të vazhdojë edhe më tej”, potencoi ministri Filipçe dhe shtoi se për herë të parë në vendin tonë, falënderim Ambasadës Japoneze në dispozicion kemi ilaçin “Avigan”  për pacientë me COVID19. sn/
Ngjarja paraprake

“I gjithë ekuipazhi vdiq në 90 sekonda”/ Publikohet biseda sekrete mes Putin dhe Clinton

Ngjarja e ardhëshme

Inceneratorët e Tiranës e Fierit marrin paratë, por nuk kanë realizuar investimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian