Dimitrov: BE nuk mund t’i lejojë vetes luksin dhe këtë vit të kalojë me dështim të zgjerimit

Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin dhe ky vit 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë festive për MIA-n, në të cilën biseduan për bllokadën bullgare, evropianizimin në shtëpi, interpelancën për të që e parashtroi opozita, për kapacitetet dhe gatishmërinë e administratës për procesin e bisedimeve…

“Procesi i aderimit është vegël për evropianizimin. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. “Mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, shprehet Dimitrovi për MIA-n.

I pyetur nëse pret përparim në bisedimet me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve te ata që janë parashikuar për në mars, Dimitrovi shprehet se çështjet e ndjeshme politike zgjidhen më vështirë gjatë periudhës parazgjedhore dhe fushatës.

Zëvendëskryeministër, viti që kaloi ishte mbresëlënës në integrimin tonë euroatlantik. U bëmë anëtari i 30-të i NATO-s, morëm vendim për të filluar bisedimet me BE-në, por më pas vijoi dushi të ftohtë nga Bullgaria, ndonëse pritnim nuk e mbajtëm konferencën e parë ndërqeveritare. A ishte i mjaftueshëm angazhimi i kryesuesit të fortë, Gjermanisë?

-Kishim një vit të vështirë, jam shumë i bindur se do të kemi një vit më të lumtur dhe shumë më të mirë 2021. Është e vërtetë, në mars patëm sukses të madh, në një farë mënyre mbeti i fshehur sepse atëherë ishte fillimi i hallit me virusin korona, fillimi i pandemisë dhe nuk kishim as rast e as mundësi që të gëzohemi, NATO ishte qëllimi 25 vjet, një çerek shekulli, pra përforcim të sigurisë, parashikueshmërisë, jemi këtu për të qëndruar brenda këtyre kufijve dhe kemi marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar për të filluar bisedimet. Për fat të keq, kjo nuk u realizua, patëm mbështetje të madhe nga Berlini, kancelarja Merkel në mes të Brukselit paralajmëroi nga Parlamenti Evropian se prioriteti i parë në politikën e jashtme të presidencës gjermane është fillimi i bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Kishte biseda telefonike, në atë nivel, Presidenti Shtajmaer gjithashtu me homologun e tij në Sofje, Presidentin Radev, kishim më shumë se gjashtë orë mundësi për të folur për problemet dhe dallimet në prani dhe si lehtësues edhe të ministrit Mas dhe ministrit Rot, unë mendoj se për herë të parë në këto poste së bashku për të njëjtën gjë, në të njëjtën dhomë, meqë ato kanë kompetenca rreptësishtë të ndara, e gjithë kjo bën të ditur se Gjermania bëri gjithçka që mundej. Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian për këtë çështje funksionon në atë mënyrë që nëse nuk ka konsensus të mjaftueshëm, mjafton që një vend të parandalojë miratimin e një vendimi. Mirëpo, është e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët. Ne u përpoqëm dhe mendoj se arritëm të durojmë edhe pse nuk ishte e lehtë, kishte shumë tundime, të kemi një politikë të pjekur, të flasim me gjuhën evropiane, gjuhën e vlerave dhe parimeve, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që pozicioni ynë ishte kuptuar, pranuar dhe mbështetur nga të gjitha shtetet tjera anëtare.

Kjo betejë nuk është vetëm betejë për identitetin maqedonas, por është gjithashtu betejë për identitetin evropian. Nëse Bashkimi Evropian është bashkësi vlerash, ndër të cilat kyçe është pasuria e diversitetit, kulturor dhe gjuhësor, të popujve të Evropës, atëherë kjo betejë është një betejë e vetë Bashkimit Evropian. Jam i bindur se këto tri qëllime, që janë plotësisht të përshtatshme së bashku, duhet t’i arrijmë njëkohësisht. Të fillojmë bisedime aderuese, të ruajmë dhe promovojmë identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase dhe të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me fqinjin tonë, me Bullgarinë fqinje.

Rruga jonë është shumë e vështirë. Shumë e ngushtë dhe shumë e pjerrët, procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë, dhe mendoj se dështimi i Bashkimit Evropian në zbatimin e vendimit personal dërgoi sinjal negativ për një rajon që është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe në këtë kuptim, edhe besueshmëria dhe e ardhmja evropiane, perspektiva që përsëritet aq shpesh në dokumente të panumërta, “Ballkani ka të ardhme evropiane”, “Ballkani ka perspektivë evropiane”, fjalë të tilla nuk janë më të mjaftueshme, në mënyrë që popujt e Ballkanit të besojnë vërtet në seriozitetin e Evropës dhe atë që thotë Evropa.

Kryesueset e ardhshme të BE-së janë Portugalia dhe Sllovenia, me atë që vendi i parë nuk tregon interes të veçantë drejt zgjerimit edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Tashmë është paralajmëruar edhe dërgimi i diplomatit tonë në Portugali. Cilat janë perspektivat tona evropiane në vitin 2021?

– Ne e bëjmë atë rregullisht. Gjithmonë kur kemi kryesues ku nuk kemi Ambasadë, kemi diplomat i cili shërben si ndërlidhës me vendin anëtar që kryeson. Mendoj se Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin dhe ky vit 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, që mendoj se gabimisht e quajmë zgjerim, ky është në fakt kompletim. Kur rajoni do të hyjë në Bashkimin Evropian, harta e BE nuk do të jetë më e madhe, do të mbetet e njëjtë. Dhe në këtë kuptim mendoj se fjala kompletim është më e përshtatshme.

Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, është e qartë se kjo perspektivë në njëfarë mënyre ndikon në prioritetet e Portugalisë, etj … Në postin tim të mëparshëm kam pasur disa takime me MPJ-në portugeze, Portugalia ka përdorur në të vërtetë procesin e aderimit në BE pikërisht me të njëjtin motivim si neve na tërheqë për të hyrë në atë proces, ka forcuar demokracinë e saj, ka siguruar rritje ekonomike, ka rregulluar vendin e saj dhe në këtë kuptim mendoj se do të ketë një mirëkuptim edhe për punët tona. Sllovenia është një situatë krejtësisht ndryshe, në njëfarë mënyre kufizohet me rajonin tonë, ishim në një shtet të përbashkët dhe kemi një histori të përbashkët me Slloveninë. Neve na takon të vazhdojmë të punojmë, kemi pozicione të parimeve të pastra evropiane, të qarta si kristali dhe mendoj se është shumë e rëndësishme t’i kthehemi shtëpisë, oborrit tonë.

Procesi i aderimit është vegël për evropianizimin. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. Dhe mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Si përcaktohen miqësitë me vendet anëtare të BE-së, a qëndronte ndoshta prapa Bullgarisë edhe ndonjë vend tjetër që na bllokoi?

“Kjo tezë po kalon nëpër analiza dhe kolumna të ndryshme në debate. Në disa raste, kryesuesi i GAK-ut, i Këshilli për çështje të përgjithshme, ministri për Evropë i Gjermanisë Mihael Rot tha se një shtet anëtar ka pasur problem me miratimin e kornizës së bisedimeve dhe fillimin e bisedimeve, gjegjësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Është fakt se një pjesë e shteteve anëtare janë skeptikë ndaj këtij procesi – a po transformohet vërtet. Bashkimi Evropian ka sfidat e tij. Mes tjerash, fakti që nuk arritën të zbatojnë vendimin e tyre të pakushtëzuar nga marsi i vitit të kaluar, tregon se Bashkimi Evropian ka probleme në procesin e vendimmarrjes. Ata kishin problem të ngjashëm edhe me miratimin e kornizës disavjeçare financiare – buxhetin, të lidhur me mekanizmin e sundimit të ligjit, gjë që nga ana tjetër është problem në narrativin e vlerave. Kështu që, mendoj se megjithatë bëhet fjalë për stereotipa. Për rastin tonë, nga ajo që na është thënë drejtpërdrejt neve përmes kanaleve diplomatike, nga ato që flitet në tavolinën në Bruksel ose përmes video lidhjeve, vetëm Bullgaria nuk ka dhënë pëlqimin për miratimin e kornizën së bisedimeve dhe të fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian. Ndoshta disa vende kanë më shumë interes, ndoshta disa vende kanë më pak interes, mirëpo për ne kishte 26 vende anëtare që donin të fillojnë bisedimet. Disa më shumë, disa më pak, por nuk kish asnjë që e mbështeti veton e Bullgarisë.

Vijat tona të kuqe me Bullgarinë janë gjuha dhe identiteti, por Sofja nuk tërhiqet nga pikëpamja e saj për rrënjët tona, si edhe atë se historia e përbashkët do të thotë histori bullgare para vitit ’44. Si zgjidhen kontestet e këtilla në shekullin 21, për një kohë që të gjithë relativisht e kujtojmë, pa hyrë me këtë rast në ndonjë drejtim ose hidhërim negativ?

“Marrëdhëniet midis shteteve në shekullin 21 bazohen në parime, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat evropiane. Shtetet njohin shtete dhe qeveri të tjera, mirëpo nuk njohin identitete ose gjuhë. Kjo është e drejtë e vetëvendosjes e çdo kombi, e çdo populli. Edhe më parë, mirëpo, veçanërisht në Evropë dhe veçanërisht në shekullin 21. Kur Bullgaria njohu Republikën e atëhershme të pavarur të Maqedonisë, kjo vjen edhe me njohjen e të drejtës sonë sovrane të jemi ata që jemi për popullin maqedonas, maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.

Nga Marrëveshja e Lisbonës, nga Karta e të drejtave themelore të Bashkimit Evropian, Bashkimi Evropian ka një mrekulli të dokumenteve që e konfirmojnë këtë të drejtë për vetëvendosje, që është puna jonë. Problemet, dallimet që i çel Bullgaria nuk kanë bazë ligjore. Ne jemi fqinjë, kemi një interes të fortë për marrëdhënie të mira, por ato marrëdhënie të mira nuk mund të ndërtohen kur jemi të sfiduar për diçka që është shumë puna jonë e brendshme. Prandaj mendoj se nuk shoh zgjidhje tjetër për këto probleme, përveç në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve ndërkombëtare, respektit … Marrëveshja e miqësisë që e nënshkruam me Bullgarinë në Preambulën, mes tjerash, thuhet se dy vendet do të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta dhe miqësore bazuar në respektin e ndërsjellë. Ky respekt i ndërsjellë përfshin absolutisht edhe respektin për të drejtën tonë sovrane për të qenë ata që jemi, maqedonas që flasin në gjuhën maqedonase.

Çfarë përmban saktësisht Plani i veprimit që e paralajmëroi edhe kryeministri Zaev, a priten ide edhe nga pala Bullgare për tejkalimin e problemit, cila është forma e këtij dokumenti dhe mos vallë do t’i shtohej disi Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë?

“Plani i veprimit përmban propozime dhe sugjerime për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat ku është evidente se edhe pala maqedonase edhe ajo bullgare kanë interes të përbashkët – bashkëpunim tejkufitar, projekte infrastrukturore dhe ndërlidhëse, bashkëpunim kulturor, bashkëpunim në mbrojtje, sport dhe rini, arsim, ekonomi, tregti, turizëm, të gjitha idetë dhe aktivitetet e propozuara janë brenda kornizës së Marrëveshjes së miqësisë, e cila mbulon këto fusha, ndonëse ne kryesisht në debate publike, fatkeqësisht flasim për histori, Marrëveshja përmban edhe shumë ardhmëri, dhe këto aktivitete të propozuara i janë dhënë palës bullgare dhe ende jemi akoma në pritje të përgjigjes për të intensifikuar marrëdhëniet, aty ku është dukshëm e padiskutueshme, gjë që mendoj se do të ndihmojë edhe në afrimin edhe në marrëdhëniet politike dhe në çështjet ku kemi dallime evidente.

A prisni përparim në bisedimet me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve që janë parashikuar të mbahen në mars?

Nëse nuk gaboj, mandati i Parlamentit bullgar përfundon në 26 mars dhe nga 26 marsi, në afat prej 60 ditëve do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Kështu që, do të shohim nëse do të ndodhë, kuptohet se kjo është çështje e tyre e brendshme, pra këtë pranverë ne presim që atje të ketë zgjedhje. Është fakt se çështjet e ndjeshme politike janë më të vështira për t’u zgjidhur gjatë periudhës parazgjedhore dhe fushatës. Një pjesë e forcave politike bullgare ndoshta dëshirojnë edhe ta përdorin këtë çështje në fushatë. Dhe nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse hyjmë në atë histori. Unë mendoj se është koha që pak të pushojmë nga ky problem dhe praktikisht nga Bullgaria. Mendoj se është koha, energjinë, kohën që nuk na është e pafundme, ajo na është e kufizuar, ta investojmë në rregullimin e oborrit personal. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndërpresim bisedimet me Bullgarinë, nuk kemi prej çfarë të ikim, thamë pozicione të qarta dhe jemi të pastër si kristali, mirëpo mendoj se fokusi duhet të jetë në shtëpi. Sapo të përfundojnë zgjedhje të shohim, të jemi të gatshëm, të hyjmë në atë proces t’i bindim se ajo që e bëri Bullgaria kur ajo ishte kryesuese e BE-së e ktheu zgjerimin në listën e prioriteteve të Bashkimit Evropian, nuk përkon me atë që na e bën tani.

Pyetja ime e radhës është meqë e përmendët tashmë që të përqendrohemi në shtëpi. Është paralajmëruar “Aksion 21” me fokus në reformat. A është ndoshta kjo zëvendësim për bisedimet në mënyrë që të mos mbetemi prapa, të vazhdojmë dhe sa është për ne real evropianizimi brenda vendit pa anëtarësimin në Bashkimin Evropian?

“Këto ditë jemi duke punuar në një plan më të hollësishëm të reformës në mënyrë që Evropën ta sjellin në shtëpi, për evropianizim, në SÇE, që do të jetë në një farë mënyre përforcim i “Aksion 21” në pjesën e evropianizimit. Mendoj se do ta promovojmë këtë në opinion, ndoshta që këtë muaj, në muajin janar. Në tetor, Komisioni Evropian doli me raport sipas të cilit, e përndryshe raportet për vendin janë të krahasueshme, mund të krahasoni se cili vend ku është për nga gatishmëria e përgjithshme dhe progresi krahasuar me raportin e mëparshëm. Sa i përket kritereve politike, Maqedonia jonë është pak më e mirë se vendet që kanë qenë në procesin e pranimit për shumë vite, njëri më shumë se tetë vjet, tjetri më shumë se gjashtë vjet. Kjo do të thotë se në fuqinë tonë është sa do të përparojmë. Nuk mendoj se do të jemi vetëm në këtë proces. Ka shumë vullnet të mirë duke marrë parasysh padrejtësinë që ministri Rot e quajti gabim të tmerrshëm, të themi, në të fjalimin publik pas Këshillit të dështuar për çështje të përgjithshme.

Të kërkojmë ndihmë dhe mbështetje teknike dhe në njëfarë mënyre udhëzime së bashku si të ecim përpara në reformat në administratën publike, në reformat në sundimin e së drejtës dhe gjyqësorit, mjedisin jetësor, në digjitalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe të bëjmë një rrjetë të mbështetësve në mënyrë që herën tjetër kur do të hapet dosja jonë të jetë edhe më e pakëndshme për këdo që të mos mbështesë bisedime aderuese. Mendoj se njëherësh edhe qytetarët do ta ndiejnë këtë më së miri. Zgjidhja e kontesteve dhe këto faza të mëdha janë në njëfarë mënyre si ngjitja në male, por në vetvete ato nuk sjellin një ndryshim konkret në jetën e qytetarëve maqedonas. Ndryshim konkret në jetën e qytetarëve maqedonas sjellin reformat e përpikta hap pas hapi, jo vetëm miratimi i ligjit, por edhe zbatimi i ligjit, mediat janë këtu gjithashtu, liria e mediave. Kështu që, mendoj se këtë vit, ne kemi edhe zgjedhje lokale, tërë vitin kjo do të marrë kohë dhe vëmendje dhe burime për të shfrytëzuar muajt me fokus në shtëpinë. Mendoj se kjo do të ishte e mençur që ta bëjmë.

Si i pari i SÇE-së, cili është vlerësimi juaj tani për kapacitetin e administratës për të udhëhequr bisedimet për disa vjet?

SÇE-ja është koordinator i reformave. Ne në njëfarë mënyre ne jemi përgjegjës, mirëpo rezultatet tona varen edhe nga ministritë e linjës. Edhe roli ynë është në esencë i trefishtë, koordinim të agjendës së reformave, koordinimi i strukturës IPA që është përgjegjëse për shpenzimin e fondeve evropiane dhe përkthim i legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase. Në këto tri shtylla të kompetencës tonë duhet të bëjmë një ndryshim të dukshëm. Pas një pauze dekadëshe, tenderi përfundoi me sukses, mbi njëqind përkthyes shumë të kualifikuar sivjet do të punojnë në përkthimin e legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase.

Kemi formuar një grup pune dhe më së voni deri në fund të marsit të këtij viti do të dalim para Qeverisë me masa konkrete në bazë të përvojave krahasuese. Është shumë e rëndësishme të ngremë strukturën IPA që të marrë vendin e merituar për të shfrytëzuar mundësitë që na i ofrojnë fondet evropiane. Dhe gjithashtu një shtyllë kryesore e koordinimit me agjendën e reformave, mendoj se këtë vit do të kemi nevojë për më shumë fokus. Planet ishin të mira dhe 3-6-9 edhe plani tjetër. Ne kemi udhëzime të qarta nga Raporti i tetorit i Komisionit Evropian, ne kemi një listë të detyrave që dalin nga vetë ministritë për t’i bashkuar këto dy gjëra, mirëpo mendoj se këtë vit do të na duhet të fokusohemi në ato fusha dhe cilat janë saktësisht hapat që duhet t’i bëjmë në mënyrë që pas disa muajsh të themi se jemi më mirë se sa ishim. Dhe mendoj se ky do të jetë qëllimi i këtij plani me të cilin do të dalim këtë muaj.

Jeni përballur me interpelancë edhe në mandatin paraprak, jeni duke u përballur edhe tani. Cila është arsyeja për këtë? A jeni ndoshta në pozicione që nënkuptojnë ndërmarrjen e hapave të rrezikshëm, dalje nga zona e komoditetit, apo thjeshtë opozita dëshiron t’ju kritikojë?

“Nëse nuk gaboj, kjo është tashmë interpelanca ime e tretë, e para, edhe atë shumë shpejt pas 100 ditësh në këtë mandat. Për mua, për fat të keq, nuk është edhe shumë e këndshme që do ta them këtë, interpelanca është kompliment për mua. Kjo do të thotë se jam duke bërë diçka që shqetëson një opozitë që në betejën politike po bën atdheun tonë, nuk i pengon që vendi të jetë dëm kolateral. Më vjen keq, kjo shihej edhe nga pozicionet e tyre, veprimet ose mosveprimet e tyre në kontekstin e Marrëveshjes së Prespës. Mirëpo, tani veçanërisht mendoj se është e dukshme në kontekstin e kësaj me Bullgarinë, që opozita ndonjëherë mban pozicione anti-maqedonase. Për sa kohë që nuk kemi një opozitë që di të vihet në krah të kombit në kohë të vështira, ato nuk do të jenë alternativë e mirëfilltë politike pa marrë parasysh sa mangësi ka qeveria. Fatkeqësisht, mangësi ka edhe Qeveria, kemi edhe shumë për të bërë për të arsyetuar besimin te qytetarët. Mirëpo, nuk bëjnë shërbimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve maqedonas me atë që me pozicione të tilla praktikisht e diskualifikojnë veten nga alternativë e mirëfilltë politike. Unë do të jem me ndërgjegje të pastër dhe shumë i sinqertë kur të përballem me deputetët e opozitës dhe atë pozicion skizofrenik politik, sepse ende nuk jam i sigurt nëse interpelanca është për shkak se nuk arritëm të fillojmë bisedimet aderuese ose sepse pretendohet se kemi bërë tregti me interesat kombëtare. Plani ynë është i qartë, ne duam të sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe parashikueshmëri për gjeneratën e ardhshme. Ia dolëm me NATO-n, do t’ia dalim edhe me evropianizimin, do t’ia dalim edhe me BE-në, por jo me çdo kusht, do të ruajmë identitetin tonë maqedonas dhe më në fund do të kemi sukses ashtu siç thanë se nuk do të kemi sukses me Greqinë, u tregua se kjo nuk është e vërtetë.

Ju tashmë përmendët disa plane të caktuara që Sekretariati i planifikon këtë vit. A mund të na tregoni më konkretisht për këtë? Me çfarë aktivitetesh do të vazhdojë SÇE-ja në pritje të miratimit të kornizës së bisedimeve sivjet?

“Mendoj se në një farë mënyre e mbulova pyetjen. Më në fund, pas dhjetë vjetësh, ne do të punojmë intensivisht në përkthimin e legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase, gjë që, mes tjerash, është obligimi ynë, sepse gjuha maqedonase do të bëhet një gjuhë zyrtare e barabartë e Bashkimit Evropian sapo të hyjmë në anëtarësim të plotfuqishëm. Kemi shumë punë në strukturën IPA, ky do të jetë një vit vendimtar, edhe sa i përket mbajtjes së kuadrit ashtu edhe sa i përket zhbllokimit të projekteve që janë bllokuar për një kohë të gjatë.

Për disa projekte tashmë kemi sukses, për shembull Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë pas ndërrimit të kryesisë, më në fund nënshkroi marrëveshjen operative që është kusht në Korridorin 8 dhe përmes hekurudhës të hyjnë paratë evropiane. Kishte probleme atje për disa vjet. Edhe lidhur me agjendën e reformave, këtë muaj do të dalim me plan dhe do të kemi komunikim të hapur dhe të rregullt me ​​opinionin përmes mediave për qytetarët maqedonas, rreth asaj se ku po shkojmë mirë, ku po shkojmë jo aq sa duhet. Ky do të jetë roli ynë në këtë periudhë.

Zëvendëskryeministër, për në fund, cila do të ishte porosia Juaj e Vitit të Ri për lexuesit dhe shikuesit e MIA-s?

“Dua t’u uroj para së gjithash shëndet qytetarëve maqedonas. Nuk do të jetë e vështirë që ky vit të jetë më i mirë se viti i kaluar. Mendoj se kemi pasur një vit jashtëzakonisht të vështirë. Unë edhe personalisht kam pasur një vit të vështirë në disa aspekte kryesore të jetës time personale, etj. Mendoj se duhet të kemi besim tek vetja, mendoj se duhet të tejkalojmë paksa atë që ndiej kryesisht përmes rrjeteve sociale, një boshllëk të madh dhe shumë zemërim. Mendoj se virusi na mësoi se nuk mund të jemi mirë ne nëse ata që na rrethojnë nuk janë mirë. Ne jemi bashkë në këtë, dhe për të treguar se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Le të jetë viti 2021 një vit ku do të tregojmë se mundemi. Unë vazhdimisht them se do t’ia dalim. Mendoj se kemi pasur një goditje në këtë drejtim, të pamerituar, shumë të padrejtë. Mirëpo, kjo nuk duhet të na dekurajojë, të mos biem në një lloj dëshpërimi ku gabimet bëhen lehtësisht. Të mbetemi të rritur, të jemi të përkushtuar dhe të shtyjmë punën tonë përpara, të rregullojmë shtëpinë tonë./MIA

Ngjarja paraprake

Bllokohen rrugët për shkak të reshjeve të shiut e borës në Gjakovë

Ngjarja e ardhëshme

MPB: Për tre ditë janë gjobitur rreth 1500 shoferë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian