Dikur pjesë e Portos, tani te Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka arritur të sigurojë shërbimet e Gentrit Salihut, futbollistit kosovar që dikur ishte pjesë e Portos.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga burime brenda klubit nga “18 Qershori”.

Salihu i është bashkuar ekipin të Dukagjinit në Antalia e Turqisë, atje ku po qëndrojnë tash e disa ditë për fazën përgatitore.

Siç merr vesh Demokracia.com, 19-vjeçari madje është aktivizuar edhe në ndeshjen e sotme (e martë) miqësore me Dukagjinin kundër ekipit nga Ukraina, Vorskla.

Salihu në verën e vitit 2021 ishte transferuar nga Besa e Pejës te Porto, duke iu bashkuar juniorëve të skuadrës .

Interesim për Salihun kishin edhe disa klube nga Superliga, megjithatë ai ka pranuar ofertën e Dukagjinit.

Dukagjini e nis stinorin pranveror në Superligë në pozitën e pestë me 22 pikë të grumbulluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të kemi një ditë të mbarë e të suksesshme

Story i radhës

“Gjermania do të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë”

Të fundit nga