Dikur gjyqtari i njohur në Kosovë, sot në Jezerc i kullot dhitë

Është shumë i thjeshtë, e do natyrën dhe e do botën e kafshëve. 

Ai nuk e ka problem që të merret edhe me blegtori sepse çdo punë e çmon. 

Është Fatmir Hoxha, ish gjyqtar i mirënjohur i boksit në Kosovë, por kur e ka kohën e lirë i kullot dhitë në Jezerc të Ferizajt.

Image

Fatmir Hoxha, kur ishte gjyqtar

Është ndër biznesmenët më të shquar në Ferizajt, përkundër kësaj e do natyrën, i do kafshët dhe nuk përton edhe të punojë punë të tjera, sidomos t’i kullot dhitë nëpër male.

Ndihet krenar për çdo punë që e bën, sidomos që i respekton kafshët dhe përkujdeset për to. 

Image

Edhe në Federatë të Boksit të Kosovës, shpesh e lavdërojnë, duke thënë se ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë, por edhe kontribues dhe një njeri modest!

Hoxha tha se edhe gjatë dimrit përkujdeset për kafshët e egra.

“Kjo që e bëj është humane. I dua kafshët edhe e bëj për qejf. Është kënaqësi të përkujdesesh për to. Kafshët i kam pasion”, tha Hoxha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ngjarja paraprake

Mitrevski: Në Kuvend do të votojnë dy deputetë me Covid-19 dhe një me frakturë

Ngjarja e ardhëshme

46 ditë pas humbjes së nënës, Melinda Ademi vjen me një mesazh në rrjete sociale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian