“Diktaturë sanitare”/ Në Romë plasin protestat kundër maskave nga mohuesit e Covid-19

Mohuesit e Covid kanë organizuar tre tubime në Romë kunder asaj që e quajnë “diktaturë sanitare”.

Protestat vijnë në kohën kur infektimet e reja në Itali janë rikthyer në shifra shqetësuese sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të lartë të Shëndetit.

Të premten, rastet kapërcyen kuotën 5.300, ndërsa javën e parë të shtatorit kishin qenë thuajse dy herë më pak se kaq. Mitingu kryesor, me pjesëmarrjen e gati 4.500 personave, është i ashtuquajturi “marshim i çlirimit”  që mbahet në San Giovanni, i mbështetur nga dy organizatorët kryesore të protestave, Rosita Celentano dhe Enrico Montesano.

Njëri prej nismëtarëve të tubimit, Alessandro Gallo shpjegoi se ky nuk është një manifestim kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave, por sipas tij, tubuesit janë për “ lirinë e zgjedhjes terapeutike.

Ai u shpreh se marshimi është kundër përdorimit politik të Covid 19, duke filluar sic tha, nga gjendja e jashtëzakonshme. Në dy protestat e tjera, numri I pjesëmarrësve pritet te jetë disa qindra.

Ngjarja paraprake

Kryebashkiaku socialist kalon momentet e vështira, jep mesazhin e fortë pasi e ëma i del nga operacioni

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 393 raste të reja me koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian