Dika: Balancuesi etnik, dukuri e një shoqërie të ndarë

Mjeku dhe juristi Artan Dika i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit mbi  keqpërdorimin e etnisë për punësim, tha se kjo është një dukuri e kësaj shoqëri që vazhdon të jetë e ndarë, me paragjykime etnike -sociale. Ai theksoi se kjo dukuri do të vazhdojë deri sa të kemi këto përçarje mes njerëzve dhe në vend që vlerësimet të bëhen në bazë të meritave, si në të gjitha vendet, do vazhdojnë të bëhen në bazë të etnive.

Kjo është një dukuri e kësaj shoqërie ku kemi të bëjmë me një shoqëri ku ende vazhdon të jetë e ndarë, me paragjykime ndëretnike dhe sado që nuk janë të atyre përmasave të kaluara, por gjithsesi nga aspekti social i nevojave e papunësisë së lartë, asaj garës për të siguruar ekzistencën, të gjitha këto çojnë që të kërkohen hapësira ku secili mund të depërtojë që të zgjidh problemin e tij pa çarë kokën shumë për pasojat që mund të lerë në shoqëri. Duhet të jemi të vetëdijshëm se shumë institucione për shqiptarët kanë qenë të mbyllura. Deri në 1999 një shqiptar nuk mund të fuste dot këmbë në Klinikën e Shkupit, dhe mezi prisnin të punësoheshin me ndonjë fshat. Në esencë kjo duket shumë primitive- tha Dika.

Ngjarja paraprake

Musa Selimi dekoron Krasniqin dhe Dujakën, me rastin e daljes në pension! 

Ngjarja e ardhëshme

Izmit Nura, nga Agjencia për Rini dhe Sport kalon në Agjencinë për Emigracion

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian