Dijetarët e Somalisë thirrje për bojkot ndaj produkteve franceze

Këshilli i Dijetarëve të Somalisë kritikoi deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe praktikat dhe deklaratat anti-islame të disa zyrtarëve francezë, duke bërë thirrje për bojkot ndaj produkteve franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sheikh Abdiqadir Muhammad Somow, zëdhënësi i këshillit që u mblodh në kryeqytetin Mogadishu, pas takimit bëri një deklaratë për gazetarët, ku ai rikujtoi thirrjen për bojkot të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Përgëzojmë vendet të cilat refuzojnë produktet franceze dhe u bëjmë thirrje të gjithë muslimanëve për bojkot”, tha Somow.

Macron për të dëmtuar muslimanët po zhvillon një luftë të drejtpërdrejtë kundër Islamit, theksoi Somow, i cili shtoi se, “Përpjekjet për të njollosur imazhin e Hz.Muhammed janë një sulm i hapur ndaj të gjithë muslimanëve”.

Edhe dijetari Sheikh Ali Wajiis u shpreh se “propagandat raciste dhe anti-islame përdoren nga disa politikanë perëndimorë për të realizuar interesat e tyre”.

Dje mijëra protestues në rajonin autonom Somaliland të Somalisë, dolën në rrugë si reagim ndaj deklaratave të presidentit francez Macron.

Në muret e ndërtesave zyrtare në qytetet Montpellier dhe Toulouse u shfaqën karikaturat e revistës franceze satirike Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, për të “përkujtuar” mësuesin që u vra javën e kaluar në rajonin Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhamed.



. .

Ngjarja paraprake

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”

Ngjarja e ardhëshme

Hakerët sulmojnë uebsajtin e presidentit Amerikan Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian